Zgjedhja si president e Republikës së Kosovës e Vjosa Osmanit varet nga qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo parti ende nuk ka vendosur nëse do ta votojë apo jo Osmanin si presidente.
Lidhur me këtë çështje, media ka pyetur nënkryetarin e kësaj partie Anton Quni.
Ai në një prononcim ka thënë se ende nuk ka vendosur se si do të votojë.
Nënkryetari i LDK-së, ka thënë se për këtë do të vendoset brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Vendimi do të merret brenda partisë”, ka thënë shkurt Quni.
Nesër pikërisht për cështjen e votimit të Presidentit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është paralajmëruar se në ora 14:00 do të takohet me Vjosa Osmanin, kandidaten e Vetëvendosjes për Presidente.
Deri para pak kohësh Vjosa Osmani ka qenë pjesë e LDK-së. Ajo është larguar nga kjo parti pas mospajtimeve lidhur me rrëzimin e Qeverisë Kurti 1.