Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohet sot me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi do të ndodhë në orën 14:00, shkruan “Bota sot”.
Në lidhje se a do t’i bëjë kuorumin LDK-ja, Vjosa Osmanit, një koment e ka bërë edhe aktori Jeton Zogjani.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se nëse LDK-ja e mbështet Osmanin, deputetët e Listës “Guxo” do të kthen në LDK, kurse kjo parti do t’i ketë dy ministri në ekzekutiv, si dhe postin e presidentit.
Ja shkrimi i tij në Facebook:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/24/auto_jeton-750x4501616572180.jpg)
•Në qoftse LDK-ja e mbështet znj/Vjosa Osmani për t’u bë presidente!
•Deputetët e listës Guxo do të kthen në grupin parlamentar të LDK-së!
•D.m.th LDK-ja bëhet pjesë e Qeverisë Kurti 2, me 2 Ministri dhe me President!