Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.
Haradinaj thotë se ajo ditë nuk ishte e zakonshme pasi përderisa atë ditë përkujtonin 1-vjetorin e nisjes së luftës në Dukagjin, Gazmendin, Himën dhe Agronin, atë ditë nisi edhe fundi i një okupimi të egër.
“NATO-s faleminderit përjetësisht! Të rënëve, përgjithmonë Lavdi!” shkruan Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
24 marsi i vitit 1999, nuk ishte një ditë e zakonshme.
Përderisa përkujtonim 1-vjetorin e nisjes së luftës në Dukagjin, Gazmendin, Himën dhe Agronin, atë ditë nisi edhe fundi i një okupimi të egër.
Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aleatët e tjerë të NATO-s, mbuluan qiellin me aeroplanë, armiku nisi sulmet ndaj popullatës së paarmatosur anekënd vendit.
Sot kujtojmë njëzetepesë të rënët në Kotlinë, Zona Operative e Nerodimes, të rrethuar e të vrarë barbarisht.
NATO-s faleminderit përjetësisht!
Të rënëve, përgjithmonë Lavdi!
RH