Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij qeveritar kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.
Kurti pas homazheve thotë se 24 marsi i vitit 1998 deh 1999 tregojnë rendin e logjikshëm, ku së pari erdhi pushka jonë e pastaj avionët e NATO-s.
Ai shton se duke ia përkujtuar vetes çmimin për liri e pavarësi vetëm ashtu ua dimë vlerën atyre.
“23 vjet më parë më 24 mars, këtu në Gllogjan u dha kushtrimi i lirirsë në Dukajgin. Lufta çlirimtare u përhap gjithandej e një vit më vonë pushkëve të lirisë iu bashkangjitën edhe aeroplanët e NATOs e u çlirua Kosova. 24 marsi i vitit 1998 dhe 1999 na e tregojnë rendin e logjikshëm të gjërvave, së pari pushka jonë e pastaj avionët e NATOs, edhe sot së pari puna jonë e pastaj ndihma nga jashtë për zhvillim, demokratizim e drejtësi. Në ditë si kjo bëjmë nderim për ata që dhanë gjithëcka që ne sot të jemi të lirë e të përparojmë. Vetëm duke ia përkujtuar vetes çmimin e madh për liri e pavarësi, vetëm ashtu ua dimë vlerën pra lirisë e pavarësisë”, deklaroi Kurti në Gllogjan.