Ish negociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, i ka bërë thirrje Edi Ramës që mos ta përmend kurrë dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas saj, herën e fundit që ai ndërhyri, bëri gabim duke tentuar që t'i ndryshojë kufitjë e Kosovës.
Ajo thotë se Rama i bërë favor Serbisë.
Postimi i saj:
Dëgjova se Edi Rama e paska përmend dialogun Kosovë-Serbi në një kontekst ndërmjetesimi. Është mirë që kurr mos ta permend ma sepse njehëre kur ndërhyri bëri gabim historik duke tentuar që ti ndryshoj kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë e skenarëve serbomëdha të Vuciqit e Millosheviqit!