Para rreth një ore në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në seancë po marrin pjesë në mënyrë elektronike edhe katër të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
E sot kur edhe po mbahet kjo seancë është 22-vjetori i bombardimeve të NATO-s.
Këtë datë gazetari Vehbi Kajtazi, nuk e sheh si të rastësishme.
“Jo rastesisht po mbahet seance kunder krereve te UÇK-se ne pervjetorin e bombardimeve te NATO-s mbi ish ish-Jugosllavi”, ka shkruar Kajtazi në Twitter.
Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar nga ZPS-ja.