Abdixhiku vet i treti në takim me Osmanin, ja kush po e shoqëron

Aktuale

Abdixhiku vet i treti në takim me Osmanin, ja kush po e shoqëron

Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:26
Pamje nga takimi i LDK-së me Osmanin

Ka nisur takimi mes kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe kandidatës për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani. Pjesëmarrës në takim, ndër të tjerë janë edhe nënkryetari Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë Kujtim Shala.

Kreu i LDK’së do të bisedojë me Osmanin për të folur rreth çështjes së votimit të presidentit.

Deri më tani Vjosa Osmani është pretendentja e vetme për këtë pozitë, por partia me të cilën ka garuar nuk i ka votat për ta votuar atë në këtë pozitë.

Në këtë mënryë ka filluar dialogu me partitë tjera për të gjetur marrëveshje. PDK dhe AAK kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë Osmanin.

Për tu votuar Presidenti i Kosovës duhet të ketë 81 vota. Nëse nuk i ka këto vota në dy raundet e para të votimit, atëherë i duhen 61 në raundin e tretë por që duhet të marrin pjesë 80 deputetë në votim.

Kryetari i VV’së, Albin Kurti, ka bërë të ditur pas votimit si Kryeministër se seanca për votimin e Presidentit do të mbahet pas zëvendësimit të deputetëve që u bënë ministra në Qeverinë e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat