Meta: Shumë i lumtur ta festoj ditëlindjen në ditën kur NATO-ja ndërhyri në Kosovë

Aktuale

Meta: Shumë i lumtur ta festoj ditëlindjen në ditën kur NATO-ja ndërhyri në Kosovë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:15
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se ndihet shumë i lumtur që feston ditëlindjen në të njëjtën ditë kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

“Kombi shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, që i parapriu Pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu, forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë”.

“E ardhmja e Republikës së Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe Shqipëria mbetet e vendosur për të mbështetur këtë aspiratë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në Ballkan dhe kudo në botë”, shkruan ai në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat