Që kur Hashim Thaçi shkoi në Hagë, stafi i tij mbeti papunë.
Tre nga këshilltarët e tij janë bërë bashkë e kanë hapur një portal.
Ardian Arifi, Artan Behrami e Adil Behramaj po punojnë së bashku në Demokraci.
Ata po prodhojnë lajmë të ndryshme e po sjellin edhe intervista interesante.
Shumë prej tyre ishin edhe gazetarë në të kaluarën para se të bëheshin këshilltarë të Thaçit.
Ardian Arifaj nuk ngurron ta bëjë publike edhe në Facebook.

E njësoj nuk heziton as Artan Behrami duke treguar se edhe çfarë pozite mban aty.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme edhe këshilltari i Haradinajt, Halil Matoshi iu rikthye gazetarisë.
Nuk është çudi që shumë gazetarë t’i shohim si këshilltar të politikanëve e që pas ndryshimit të pushteteve t’i kthehen zanatit të vjetër.