Kjo është dhurata që e pranoi për ditëlindje kryeministri Kurti nga ambasadori shqiptar

Aktuale

Kjo është dhurata që e pranoi për ditëlindje kryeministri Kurti nga ambasadori shqiptar

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:34
Qemal Minxhozi dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi e uroi Kurtin për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e re për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

“Ai i dorëzoi Kryeministrit Kurti letrën e urimit të Kryeministrit Rama si dhe një shishe verë dhuratë për ditëlindje.Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe konfirmoi se do të punojnë së bashku që t’i heqin pengesat që ekzistojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje u shtua se avancimi i raportit Kosovë – Shqipëri me përfitime bilaterale mund të bëhet model bashkëpunimi për rajonin.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat