Osmani për Epopenë e Dukagjinit: Aty u dha kushtrimi se liria çmim nuk ka dhe gjithçka duhet të sakrifikohet për të

Aktuale

Osmani për Epopenë e Dukagjinit: Aty u dha kushtrimi se liria çmim nuk ka dhe gjithçka duhet të sakrifikohet për të

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:14
23-vjetori i Epopesë së Dukagjinit

Deputetja Vjosa Osmani përmes një shkrimi ka kujtuar sakrificën e Epopesë së Dukagjinit.

Ajo tha se, ne jemi të lirë me kontributin, sakrificën dhe atdhedashurinë e këtyre heronjve, të cilët tashmë janë shndërruar me meritë në referencë të lirisë sonë, të shtetit tonë

Postimi në Facebook:

Në 23-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, Gllogjani qëndron stoik bashkë me historinë e lavdishme të tij dhe familjes Haradinaj.

Qëndresa dhe sakrifica e tyre siguroi vazhdimësinë e luftës për lirinë e Kosovës. Prej aty u dha kushtrimi se liria çmim nuk ka dhe gjithçka duhet të sakrifikohet për të. Ndaj sot, ne jemi të lirë me kontributin, sakrificën dhe atdhedashurinë e këtyre heronjve, të cilët tashmë janë shndërruar me meritë në referencë të lirisë sonë, të shtetit tonë!

Në ditët si kjo nuk ka si të mos kujtohet trimëria e sakrifica e atyre luftëtarëve që patën guximin t`i dalin në ballë regjimit gjenocidal serb, duke ndërtuar përjetësinë për veten dhe për shtetin!

Qoftë i paharruar kujtimi për heronjtë që bën të mundshme lirinë tonë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat