Oda Ekonomike e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Odës Ekonomike të Serbisë për vaksinimin e 10 mijë ndërmarrës në Ballkanin Perëndimor me vaksinën AstraZeneca, përfshirë edhe atyre nga Kosova.
Kështu ka ditur kryetari i OEK, Berat Rukiqi, përmes një shkrimi në Facebook.
Ai ka thënë se ky rast është një alarm shtesë për të gjithë që të angazhohemi në sigurimin e vaksinës.
Shkrimi i tij:
Sot Oda Ekonomike nga Serbia, ka bërë një thirrje për vaksinimin e ndermarrësve nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perendimor, në Beograd, pasi që i kanë siguruar 10000 vaksina nga AstraZenecca
Si Odë Ekonomike e Kosovës, kemi refuzuar këtë thirrje për arsye parimore.
Ky rast dhe progresi qe kanë vendet e rajonit me vaksinimin, janë edhe një alarm shtesë për të gjithë, që të angazhohemi fuqishëm në sigurimin e vaksines. Bizneset tona janë të gatshme të perkrahin institucionet e vendit, në këtë proces dhe në proces tjera qe na ndihmojne t’i japim fund krizes shendetsore.