Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, i ka dalë në mbrojtje ministrit të ri të ambientit, Liburn Aliut, pasi u raportua për një aktakuzë ndaj tij.
Islami thotë se Aliun e njeh nga koha e studimeve në vitet e 90-ta dhe është i dëshmuar me kohë si patriot dhe atdhetar i flakët, luftëtar i orëve të para, i burgosur politik.
Ai tutje ka shkruar se tash kur është zgjedhur ministër, gjuetia e shtrigave ka filluar, vetëm pse oligarkëve ju ndali hapin.
Postimi i tij:
Liburn Aliun e njoh nga koha e studimeve në vitet e 90! I dëshmuar me kohë si patriot dhe atdhetar i flakët, luftëtar i orëve të para, i burgosur politik!
Tash kur është zgjedhur ministër, gjuetia e shtrigave ka filluar, vetëm pse oligarkëve ju ndali hapin!
Edhe pse politikisht qëndrojmë krejtë në anë të kundërta, vlersimi për figurën e tij si njeri shtetformues më bënë të rreshtohem çdo herë ka e drejta!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/24/auto_164061934_5516431928397215_8146610642874837646_n1616600248.jpg)