Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi sot në ditën kur NATO ka filluar bombardime ndaj Serbisë, ka thënë se ky intervenim i dha mundësinë popullit të Kosovës të jetojë i lirë.
Postimi i plotë i Musliu-Shoshit:
24 marsi shënon ditën kur vuajtjet e qytetarëve të Kosovës nisën të marrin fund. Ndërhyrja ushtarake e NATOS-s ndaj pozicioneve ushtarake të Serbisë, ishte kontributi më i rëndësishëm humanitar për mbrojtjen e mijëra qytetarëve të Kosovës.
Ky intervenim i dha mundësinë popullit të Kosovës të jetojë i lirë, në një Kosovë të pavarur, në një shoqëri demokratike e të zhvilluar.
Lavdi jetës dhe veprës të të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.
Falënderime dhe mirënjohje të pafund SHBA-ve, NATO-s dhe miqve tanë ndërkombëtarë!
Forever Grateful