Kryetari i Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka zhvilluar sot një takim mes miqsh, e në mesin e tyre edhe një nga ish-zyrtarët e lartë të kësaj partie, Adem Grabovci.
Pas kësaj, Lladrovci tha se janë diskutuar tema të gjera duke filluar nga futbolli, pandemia COVID-19 e deri tek ekonomia dhe politike.
Postimi i plotë:
Me Ademin, Albertin, Labinotin, Sylejmanin dhe Qëndrimin, patëm takim mes miqsh ku trajtuam shumë tema, nga futbolli e Covidi, deri te ekonomia dhe politika. Erdhëm në përfundim se vendi ynë ka mundësi të mëdha për sukses, me të rinj e të reja me potencial por edhe me vullnet për të arritur shumë.
Gjithsesi, e kujtuam të djeshmen tonë krenare, por edhe qëndrueshmërinë tonë për të arritur aty ku e kemi vendin, edhe si shtet, edhe si komb në të gjitha fushat.
Kosova, është vend i mundësive që i lakmuan të huajt, prandaj të arriturat tona por edhe historia jonë është kjo çfarë është! Rruga e vetme që na mbetet është ajo që çon përpara.
Respekt!.