Përjashtohet nga QKUK-ja kardiologu Tefik Bekteshi, nuk u paraqit në punë qe 3 muaj

Aktuale

Përjashtohet nga QKUK-ja kardiologu Tefik Bekteshi, nuk u paraqit në punë qe 3 muaj

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:12
Tefik Bekteshi

Komisioni Disiplinor i ShSKUK-së, ka përjashtuar nga puna ish-drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë, Tefik Bekteshin.

Përjashtimi i kardiologut Bekteshi nga puna ka ardhur si pasojë e mosparaqitjes së tij në punë për tre muaj.

Bekteshi kishte konsideruar se i ishte bërë e padrejtë shkarkimi i tij nga pozita e drejtorit Klinikës së Kardiokirurgjisë, teksa rastin e ka dërguar në Gjykatë.

 Media ka tentuar të marrë një qëndrim nga ana e Bekteshit, por ky i fundit nuk është përgjigjur në telefon.

Bekteshi, vitin e kaluar, ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit me arsyetimin për shkelje dhe parregullsi gjatë menaxhimit të klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat