Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku përmes llogarisë së saj në Facebook ka njoftuar se Qeveria Hoti në fund të javës së kaluar kishte marrë vendim që vetëm në bazë të udhëzimit të mjekut të bëhet testimi në IKSHP dhe institutet rajonale vetëm.
Madje sipas Kollçakut ky vendim për testim ishte i bërë i vlefshëm vetëm për personat që udhëtojnë jashtë vendit për arsye shëndetësore
Postimi i plotë i Kollçakut:
Vendimi për testim në IKSHPK dhe Institutet regjionale, vetëm në bazë të udhëzimit të mjekut (sipas indikacioneve epidemiologjike), si dhe testim vetëm për ata që udhëtojnë jashtë vendit për arsye shëndetësore, është vendim i fundit i Qeverisë në ikje. Pra është marrë në fund të javës së kaluar.
Sa për sqarim.