Kur NATO paralajmëronte forcat serbe në vitin 1999: Largohuni nga Kosova, ndryshe do t’iu bombardojmë pa pushim nga toka, deti e qielli

Aktuale

Kur NATO paralajmëronte forcat serbe në vitin 1999: Largohuni nga Kosova, ndryshe do t’iu bombardojmë pa pushim nga toka, deti e qielli

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:54
Sulmet

Më 24 mars të vitit 1999, filluan bombardimet ajrore të NATO-s, të cilat do të zgjasnin 78 ditë, por që në fund do të detyronin Sllobodan Millosheviçin të nënshkruante kapitullimin e Jugosllavisë në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

E aleanca më e madhe ushtarake në histori, përveç raketave nga ajri, shpërndante edhe fletushka nëpërmjet të cilave paralajmëronte ushtarët e ushtrisë së Jugosllavisë se ishin target i bombardimeve.

Në një fletushkë, NATO u thotë ushtarëve serb se nëse qëndrojnë në Kosovë do të përballen me vdekjen.

“Mund të fshiheni, por forcat e NATO-s ende ju shohin. Qëndroni në Kosovë dhe përballuni me vdekjen e sigurt ose lëreni njësinë tuaj dhe pajisjet e juaja dhe largohuni nga Kosova tani”, thuhet në fletushkën e NATO-s drejtuar ushtarëve serb.

Tutje në fletushkë u kërkohej ushtarëve serb të pushojnë së ndjekuri urdhërat e Millosheviçit për të kryer gjenocid dhe të tjera mizori kundër civilëve në Kosovë.

“Nëse zgjidhni të qëndroni, forcat e NATO-s do t’iu bombardojnë juve pa pushim, me shumë sisteme të ndryshme të armëve nga vende të ndryshme, nga toka, nga deti dhe nga ajri”, thuhet në fletushkën e NATO-s.

“Ju jeni përgjegjës për veprimet e juaja dhe në fund të fundit do të mbaheni përgjegjës. Zgjidhja është e juaja”, thuhej tutje.

Image
Njotimi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat