Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Votat për Vjosa Osmanin dëshmojnë se LDK nuk është ajo e Isa Mustafës

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Votat për Vjosa Osmanin dëshmojnë se LDK nuk është ajo e Isa Mustafës

Nga: N.Sh Më: 24 mars 2021 Në ora: 19:54
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, theksojnë se nëse LDK-ja e mbështet Vjosa Osmanin për presidente e dëshmojnë se kjo parti nuk është ajo e Isa Mustafës.

Përmes një postimi në Facebook, familja Imeri shkruajnë se, qasja optimiste ndaj Vjosa Osmanit është shpresë për ribashkimin e dy grupeve.

Postimi i plotë:

Nëse LDK-ja reflekton dhe mbështet Vjosa Osmanin, kjo d.m.th se LDK-ja nuk është ajo e Mustafës, por e gjeneratës së re e cila në zgjedhjet e ardhshme do të qëndrojë stabile.

Një qasje optimiste ndaj kandidates për Presidente Vjosa Osmani është shpresë edhe për elektoratin e LDK-së se një dite gjërat mund t'i kthehen normalitetit e pse jo edhe ribashkimit të të dy grupeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat