Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin Michael Davenport

Aktuale

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin Michael Davenport

Më: 24 mars 2021 Në ora: 20:07
Pamje nga takimi

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport dhe shefin për Çështje Politike dhe Komunikim të Misionit të OSBE-së, Jeff Bieley.

Ambasadori Davenport tha se OSBE-ja është e gatshme të vazhdojë të ofrojë mbështetjen dhe ekspertizën e saj për Qeverinë e re në përputhje me nevojat e saj dhe fushëveprimin e OSBE-së.

Ndërsa, kryeministri Kurti veçoi kontributin që OSBE mund të ofrojë në dialogun e brendshëm me komunitetet jo shumicë në Kosovë.

Poashtu ai veçoi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që të mos ketë më devijime e manipulime në përfaqësimin e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat