Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim ambasadorin e BE-së në Prishtinë Tomash Szunyog, me të cilin ka biseduar për situatën e gjithmbarshme politike në vend, me theks të posaçëm në situatën me pandeminë.
Në këtë kontekst është përmendur nevoja imediate për sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave antiCOVID-19.
Ambasadori i BE-së ka thënë se janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në kuadër të mundësive që kanë.
Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka marrë asnjë vaksinë kundër sëmundjes infektuese koronavirus.