Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Valon Ramadani përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se komuna e Ferizajt në këtë legjislaturë ka arritur t’i ketë shtatë deputetë nga kjo parti.
Ai po ashtu ka theksuar se një prej ministrive më të rëndësishme ajo e Financave dhe Transfereve i është besuar pikërisht Hekuran Muratit që vjen nga ky qytet.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Në këto zgjedhje, ne si Ferizaj e kemi fituar vëmendjen që moti e kemi merituar.
Njëri nga ministrat më të rëndësishëm, Hekuran Murati i Financave dhe Transfereve është po ashtu nga qyteti ynë dhe në Kuvend përfaqësohemi me 7 deputetë, e në listën e pritjes, i pari është gjithashtu nga Ferizaji.
Ju falënderojmë përzemërsisht e do të punojmë që ta meritojmë besimin tuaj!