Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka, ka thënë se partitë opozitare në Kosovë, e kanë rastin të tregojnë pro-amerikanizmin e tyre.
Ai teksa ka komentuar thirrjen e ambasadorëve të QUINT-it, për formimin e institucioneve funksionale, ka thënë se opozita duhet ta votojë kandidaturën e Vjosa osmanit për presidente të Kosovës, përcjell Bota sot.
Ai ka kujtuar se qeveria Kurti1, u rrëzua pikërisht në emeër të "anti-amerikanizmit".
Reagimi i plotë i Laukës në Facebook:
Njё rast i mirё qё opozita e re tё rishfaqё proamerikanizmin e saj.
Ambasadorёt e 5 vendeve mike tё Kosovёs – SHBA-sё, Britanisё sё Madhe, Gjermanisё, Francёs dhe Italisё, nёpёrmjet njё deklarate, ju kёrkuan partive parlamentare qё tё tregohen tё pёrgjegjshme, duke njohur rezultatin e zgjedhjeve tё 14 shkurtit, si mandat i dhёnё nga populli pёr institucione qeverisёse funksionale, qё sigurojnё stabilitet, pёrfshirё edhe presidencёn.
Ky ёshtё njё rast ideal qё opozita e re tё rishfaqё qёndrimin e saj proamerikan dhe properёndimor (nё emёr tё tё cilit, marsin e kaluar, u rrёzua qeveria “antiamerikane” e Albin Kurtit) dhe sё bashku me pozitёn, tё votojnё kandidaturёn e Vjosa Osmanit si presidente tё Kosovёs.