Anipse gjatë ditës së sotme u shënuan 17 viktima si pasojë e COVID-19 dhe u regjistruan 781 raste të reja dikujt kjo gjë s’po i bënë aspak përshtypje.
Derisa sot po shënohej Epopeja e Dukagjinit, shumë anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u mblodhën në Gllogjan, në shenjë nderimi.
Pro ajo që bie në sy në një fotografi të publikuar së fundi është se askush prej tyre nuk po respektonte asnjë masë anti-COVID.
Përpos që nuk kishin as maska, të njëjtit nuk respektuan as mbajtjen e distancës që është një nga masat kryesore që kërkohet për luftimin e përhapjes edhe më të madhe të virusit SARS CoV-2.
Madje në këtë fotografi nuk ka munguar as lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, që njëjtë me bashkëpartiakët nuk pati as maskë e nuk mbajti as distancë.
Pavarësisht se klinikat infektive janë stërmbushur me pacientë e gjatë ditës së sotme u raportua se nuk ka asnjë shtrat të lirë e rastet veçse po rriten çdo ditë, një gjë e tillë s’po i pengon as qytetarët e as politikanët që të mblidhen anembanë vendit.