Nënkryetarja e angazhuar së fundi në LDK, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se LDK-ja në kuvend duhet të jetë opozitë konstruktive.
Ndërkaq, shton se duhet të kenë edhe rol mbikëqyrës.
“Lidhja Demokratike duhet të bëjë një opozitë konstruktive, e cila nënkupton diskutime, shqyrtime të ligjeve e propozimeve të cilat vijnë nga Qeveria e re. Pra, duke u bazuar në argumente, në fakte, në prova.
Pra të luajmë rol mbikëqyrës, të sigurohemi që Kosova do të shënoj progres në fusha të ndryshme”, ka thënë ajo.