'Kryeneçësia' e AAK-së:Nuk e votojnë e as nuk ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente

Aktuale

'Kryeneçësia' e AAK-së:Nuk e votojnë e as nuk ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente

Më: 25 mars 2021 Në ora: 07:54
AAK

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, është shprehur se ky subjekt politik nuk ka votë dhe as nuk do t’ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u votuar si Presidente e Kosovës.

Ai është shprehur se për këtë situatë është Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve që duhet të gjejë zgjidhje.

“Partia fituese mund ta bëjë qeverinë qartë, por i duhen vota për presidentin dhe në këto rrethana partia fituese duhet të gjejë mënyrë për t’i gjetur votat që i mungojnë sepse nuk i ka fituar krejt – nuk e ka fituar të drejtën për ta zgjedhur presidentin”.

“Qëndrimi në sallë nënkupton votë për presidentin dhe AAK nuk ka votë të tillë”, është shprehur Gjini.

Gjini ka thënë se AAK është e gatshme për zgjedhje të reja.

“Nuk kemi frikë të shkojmë në zgjedhje. Kemi pasë performancën që s’e kemi dëshiruar në zgjedhjet e fundit. Edhe partia fituese duhet të nxjerr mësim nga zgjedhjet e fundit, pavarësisht rezultatit jashtëzakonisht të mirë që e kanë arritur. Zgjedhjet nuk janë të mira për asnjë parti, as për popullin, por nuk mendoj se ka argument që një parti [Lëvizja Vetëvendosje] t’i kërcënojë partitë tjera me zgjedhje. Nëse do tw shkojmë në zgjedhje edhe mund të shkojmë”, ka pohuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat