Nuk kanë të ndalur largimet nga AAK, ky është anëtari i radhës

Aktuale

Nuk kanë të ndalur largimet nga AAK, ky është anëtari i radhës

Nga: A.Morina Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:28
AAK

Pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet e 14 shkurtit, largimet nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK) nuk kanë të ndalur.

Pas dorëheqjes së kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi, tani pjesë e AAK-së, nuk do të jetë as prof. dr. Nijazi Halili, profesor universitar dhe anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane për Shkencë dhe Art me seli në New York.

Këtë e bëri të ditur Halili, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Nga sot zyrtarisht nuk do të jem pjesë e subjektit politik, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, deklaroi Halili, përcjell "Bota sot".

Profesori ishte bërë pjesë e AAK-së, në vitin 2019.

Postimi i plotë

Njoftim

Nga sot zyrtarisht nuk do të jem pjesë e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ferizaj, 25.03.2021

Me respekt

Nijazi Halili

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat