Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
Abdixhiku e falënderoi Orlandon për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë.
Ai e njoftoi atë për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së karshi proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova.