Partia Socialdemokrate e Kosovës ka organizuar aksionin e radhës tek qeveria e Kosovës.
Zyrtarë të kësaj partie në objektin e qeverisë kanë vendosur disa letra në formë simbolike për dorëheqjen e Liburn Aliut, ministrit të qeverisë Kurti që doli të ketë aktakuzë për një vepër korruptive.
"Kështu do të dukej pasoja e standardit të vendosur nga Kryeministri Kurti", ka shkruar Natyra Kuçi nga kjo parti në Facebook.
Letrat:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/25/auto_auto_164625373_2795020210758770_2982244627685183983_o_116166767281616686340.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/25/auto_221616686373.jpg)