Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, e ka uruar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, nga Lëvizja Vetëvendosje, për postin e ri.
Mjekiqi e ka uruar atë duke komentuar në njoftimin e Çekut në Facebook.
“Do ta kryej punën me ndershmëri deri në momentin kur edhe unë do t’ia përcjell detyrën ministrit apo ministres së ardhshme”, shkroi ai.
Kurse nënkryetarja i komentoi “Suksese, të shkoftë puna mbarë!
