Deputeti e gjen 'fajtorin' e rënies së PDK-së

Aktuale

Deputeti e gjen 'fajtorin' e rënies së PDK-së

Më: 25 mars 2021 Në ora: 18:09
PDK

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka thënë që mosprezenca e ish-kryetarit të partisë, Kadri Veseli në zgjedhjet e 14 shkurtit ka ndikuar në rezultatin zgjedhor të kësaj partie.

Sipas tij me programin që ka pasur PDK-ja dhe me prezencën e tij, partia do të merrte një rezultat më të mirë.

“Kam besuar që PDK-ja ka me dal më fuqishëm në zgjedhje sesa kishte qenë në ato të tetorit të 2019-ës nga puna në terren. Ne nuk e kishim kryetarin Veselin dhe mendoj që mosprezenca e tij e ka pas një rënie PDK-ja. Me pas qenë z.Veseli në Kosovë me programin që ka pasur PDK-ja do ta kishim një avantazh me të mirë. Ky ka qenë rezultati dhe ne e kemi pranuar si të tillë”, ka thënë ai.

Më tutje ai deklaroi se programi i PDK-së ka qenë ndër më të mirët.

“PDK-ja i ka pasur të metat e veta. Si e metë kryesore ka qenë mungesa e liderit dhe ish-liderit, që padrejtësisht janë duke e mbrojtur një kauzë të drejtë të UÇK-së. Kam menduar se kemi avancuar se kemi pasur një mobilizim të elektoratit anë e mbanë Kosovës. Kemi pasur një program të hartuar nga ekspertët dhe kemi pasur një kandidatë shumë të përgatitur”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat