Njohësi i çështjeve politike Xhemal Ahmeti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.
Ahmeti ka thënë se një gjë e tillë do t’i shkonte në favor imazhit të LDK-së dhe kjo e fundit do të tregonte kulturën e saj si opozitë konstruktive dhe fer, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se personalisht do të donte një president si Jahja Drançolli apo Muhamedin Kullashi, por sipas tij, bllokada e re do të ishte edhe më e keqe.
Reagimi i Ahmetit në Facebook:
Me qenë si LDK e votoj Vjosën, e vazhdoj kulturën e re politike të nisur këtyre ditëve si opozitë konstruktive dhe fer. Shpresoj ta bëjnë kështu, duke e ditur se një veprim i tillë u shkon në favor të imazhit të tyre e jo ndryshe, siç pretendojnë të zhgënjyerit.
Natyrisht se unë personalisht do ta doja si president ndonjë të tipit si Jahja Drançolli, Muhamedin Kullashi, e të kalibrit, por këto janë tash kushtet dhe çdo ditë e re në bllokadë edhe më keq për gjendjen.