Ka ndërruar jetë stomatologia Ardita Dalipi në moshën 47-vjeçare. Lajmin e ka kumtuar Oda e Stomatologëve të Kosovës.
“Ndahet nga jeta në moshën 47 vjecare, Ardita Dalipi mjeke stomatologe e cila u diplomua ne Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, dega e Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1998.
Më pas u shpërngul në SHBA , ku në Universitetin e Illinois në Çikago morri titullin DDS (Doctor of Dental Surgery). Punoi në klinika të ndryshme në Çikago dhe më pas hapi dhe udhëheqi me sukses të jashtëzakonshëm Poliklinikën e saj private “Pristine Family Dentistry”.
Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për komunitetin tonë.
Oda e Stomatologëve të Kosovës vlerëson lartë kontributin e saj profesional dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të saj”, thuhet në njoftim.