Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa e ka uruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e marrjes së detyrës së re dhe i ka uruar çdo sukses në kryerjen e saj.
Kështu ka bërë të ditur kryeministria e Kosovës.
Ai është shprehur i bindur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti i dy vendeve do të forcohet në të mirë të të dy popujve, dhe ka siguruar kryeministrin Kurti se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë në synimin e saj për integrim evropian.
Letra e plotë:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/26/850x636_leetra1616749597.jpg)