Sot ka ndërruar jetë, ikona e humorit në Kosovë, Rasim Thaçi – Cima.
Cima ndërroi jetë në moshën 70 vjeçare, në QKUK, ku qëndroi i shtrirë për disa javë, pas infektimit me Covid-19.
Rasim Thaçi, do të varroset nesër në vendilindjen e tij, në Vukovc prek orës 13:00.
Kështu ka njoftuar familja e Cimës përmes një postimi në Facebook.
Njoftimi i plotë:
Të dashur familjarë, miq, shokë e dashamirës,
Ju njoftojmë se sot, më 26 Mars, ndërroi jetë më i dashuri ynë - Rasim Thaçi!
Varrimi bëhet nesër në fshatin e lindjen - në Vukovc, prej orës 13:00.
Familja e Rasim Thaçit