Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Pas kësaj ka pasur reagime të shumta.
Ish deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë që tani asaj i mbetet që t’i dërgojë letër Kuvendit, që ta njoftojë dorëheqjen e saj, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se vetëm kështu i kthehet kredibiliteti Gjykatës Kushtetuese.
Postimi i tij i plotë:
Arta Rama-Hajrizit, i mbetet që ta dërgojë edhe një letër, por kësaj radhe t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ta njoftuar për dorëheqjen e saj.
Vetëm ky veprim mund t’i kthejë kredibilitetin Gjykatës Kushtetuese!