Përveç kuorumit për postin e presidentit, analisti Shala ka edhe një kërkesë për Kurtin, Osmanin dhe Abdixhikun

Aktuale

Përveç kuorumit për postin e presidentit, analisti Shala ka edhe një kërkesë për Kurtin, Osmanin dhe Abdixhikun

Nga: N. H Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:15
Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani

Njohësi i çështjeve politike në vend, Krenar Shala, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se lideri i VV-së, Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe pretendentja për presidente, Vjosa Osmani, përveç dakordimit për kuorumin për postin e presidentit, këta të fundit, sipas tij, duhet të arrijnë një marrëveshje edhe për ndryshimet kushtetuese, që çështja e presidentit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Sipas Shalës, ky problem mund të jetë i lehtë për tu zgjidhur, por pas 5 viteve mund të jetë vështirë.

Ja shkrimi i Shalës në Facebook:

Image
Krenar Shala

Albini, Vjosa & Lumiri, krahas pajtimit për ta bërë kuorumin për zgjedhjen e Vjosës presidente, duhet me u dakordu edhe për ndryshimet kushtetuese për me e zgjedhë presidentin drejtpërdrejt nga qytetarët, në mënyrë që me i shmang bllokadat e ardhshme që mund të ndodhin për këtë post.

Sot ky problem mund të jetë i lehtë për tu zgjidhur, por pas 5 viteve mund të jetë vështirë, siç ka qenë i vështirë edhe herëve të kaluara.

Nuk osht mirë posti i presidentit me u bo mollë sherri për partitë e as me i detyru ato më të mëdha që me bo koalicion mes veti për me e zgjidhë çështjen e presidentit. Zgjedhja e presidentit në këtë mënyrë e bën të mundshëm një koalicion me parti të mëdha duke e dobësuar ndjeshëm opozitën. Kjo nuk është e preferueshme. Rasti i koalicionit të vitit 2014 në mes të LDK-së dhe PDK-së është dëshmi për këtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat