Një urim që sot është dërguar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti, ka nxitur reagime.
Është edhe subjekti politik opozitar, Lidhja Demokratike e cila këtë veprim e ka quajtur afërsi të paprecedent të Kushtetueses.
Por, media a siguruar dokumentet, në të cilat dëshmohet se nga kjo gjykatë janë dërguar urime edhe në të kaluarën, përfshirë edhe për zgjedhjen e Isa Mustafës, Kryeministër i Kosovës.
Urime në drejtim të krerëve institucionalë kanë shkuar sa këtë gjykatë e ka drejtuar Enver Hasani dhe më pastaj edhe Arta Rama-Hajrizi.