Me vdekjen e aktorit të madh Rasim Thaçi- Cima, familja e të ndjerit kanë informuar se me iniciativë të Kryeministrit Albin Kurti dhe organizim të Ministrit të Kulturës, z.Hajrullah Çeku, nesër, me 27 Mars, në Teatrin Kombëtarë të Kosovës, do të bëhen homazhe për Artistin Rasim Thaqi CIMA, thuhet në njoftimin e familjes Thaçi.
Homazhet do të mbahen duke filluar nga ora 9:00.
Ndër të tjera familja Thaçi ka falënderuar Kryeministrin dhe Ministrin e Kulturës.
Si dhe komunitetin Artistik që janë mobilizuar, që qytetarët e Prishtinës dhe vendit, të kenë mundësinë publike për homazhe.