Një ndër biznesmenët e LDK-së u bën thirrje deputetëve të qëndrojnë në sallë për votimin e Vjosa Osmanit

Aktuale

Një ndër biznesmenët e LDK-së u bën thirrje deputetëve të qëndrojnë në sallë për votimin e Vjosa Osmanit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:35
Vjosa Osmani

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherësh biznesmeni i famshëm nga kjo parti, Hashim Deshishiku ka kërkuar nga deputetët e këtij subjekti politik që të qëndrojnë në seancë ku do të votohet Vjosa Osmani për Presidente.

Deshishku, përmes llogarisë së tij në Facebook shkroi:

Mendimi im është se deputetet e LDK-së duhet të qëndrojnë në sallë për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.

LDK-ja ende nuk ka marrë vendim se a do ta votojë Osmanin për presidente.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat