Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për vdekjen e aktorit të njohur, Rasim Thaçi Cima.
Në postimin e tij, Hoti ka shkruar se Cima ishte plotësues dhe ushqyes i zemrave tona në çdo kohë e rrethanë.
Postimi i plotë:
I pikëlluar nga lajmi për shkuarjen në amshim të artistit të madh, sportistit e njeriut të mirë, Rasim Thaqit – Cima.Cima ishte plotësues dhe ushqyes i zemrave tona në çdo kohë e rrethanë. Ai me humorin, talentin dhe kapacitetin e tij na dhuroi buzëqeshje e kultivoi pozitivitet pafund, ndaj dhe do të mbetet i përjetshëm për ne dhe brezat e ardhshëm.Ngushëllime familjes Thaqi, miqve, komunitetit artistik dhe mbarë shoqërisë.Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e Cimës tonë!