Bislimi priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Grøndahl

Aktuale

Bislimi priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Grøndahl

Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:51
Jens Erik Grøndahl dhe Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Duke e uruar për detyrën e re, Grøndahl i shprehu gatishmërinë Bislimit për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të ofruar përkrahje në tri fushat e fokusit të zyrës së Zëvendëskryeministrit të parë gjatë këtij mandati qeverisës, specifikisht: integrimin evropian, zhvillimin dhe dialogun.

Bislimi e falënderoi atë për vizitën dhe theksoi se qeveria e re është e hapur për bashkëpunim dhe ndihmë nga të gjithë partnerët e saj, ashtu si është Norvegjia.

Në fund të takimit, të dy falënderuan njëri tjetrin për gatishmërinë, duke u pajtuar që të vazhdojnë komunikimin e ndërsjellë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat