Shaip Tërrnava, një i përndjekur nga regjimi serb në vitin 1993 kishte udhëtuar drejt Hamburgut të Gjermanisë për të kërkuar azil.
Ai historinë e tij me personazhin kryesor, tashmë ministren e Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla e ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook.
Tërrnava përmes rrëfimit të tij ka bërë të ditur se në vitin 1993, kohë kjo shumë e rëndë për shqiptarët e Kosovës, ministrja Donika Gërvalla ia kishte përkthyer pa as një cent dokumentet, përmes së cilave vërtetohej se Tërnava kishte qenë nëpër burgjet e Kosovës.
Rrëfimi i plotë i Tërrnavës:
