Kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka qenë i ftuar në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin.
Në një moment interesant, ai shpalosi bindjet e tij për pozitën e të parit të Lidhjes Demokratike.
Sipas Gashit, Abdixhiku ka qenë më i kërkuari i momentit, por se Haziri për një kohë të gjatë, mbase do të ishte më i mirë.
Abdixhiku ka qenë më i pranushëm, por Haziri do të krijonte kohezion më të madh në një fazë më të gjatë.