Edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është prekur nga Koronavirusi.
Burimet brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se Sejdiu është i prekur me COVID-19.
Raportohet se është i shtrirë në Klinikën Infektive.
Ndërkaq, ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e ish-presidentit Fatmir Sejdiu.