Kurti ‘godet’ Edi Ramën: I etur për pushtet, po rrezikon qytetarët me vaksina ruse e kineze

Aktuale

Kurti ‘godet’ Edi Ramën: I etur për pushtet, po rrezikon qytetarët me vaksina ruse e kineze

Nga: N.Sh Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:18
Vaksinat

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thekson se, Rama po i rrezikon qytetarët me vaksina ruse e kineze.

Ai shkruan se, këto vaksina nuk janë të testuara.

Postimi i plotë:

VAKSINAT KINEZE TË EDI RAMËS VETËM NJË FUSHATË QË RREZIKON SHËNDETIN E SHQIPTARËVE!

Vaksinat kundër Covidit të ardhura nga Kina dhe Rusia nuk janë fare të testuara për efektshmërinë dhe rreziqet e tyre sipas standardeve Evropiane apo atyre Amerikane!

Sipas një raporti të publikuar nga BBC, efektshmëria e vaksinës kineze në rastin optimal arrin deri në 63.5 %.

Kur vaksinat e prodhuara në Perëndim po shfaqin probleme çfarë mund të ndodhë me një vaksinë të testuar te 1 miliardë e gjysëm kinezët pa asnjë verifikim dhe transparencë.

Shqiptarët janë një popullsi e vogël në tkurrje dhe nuk mund ti lejojnë vetes ( as Ramës) eksperimente të tilla që rrezikojnë jetën e tyre vetëm për përfitime elektorale të një individi të sëmurë për pushtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat