Kryeministri, Albin Kurti, ka thënse se sot së bashku me ushtruesin e detyrës së Presidentit dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë bërë homazhe në nderim të artistit Rasim Thaçi - Cima.
Kurti për aktorin Rasim Thaçi – Cima thotë se është rritur me të.
“Jemi rritur si fëmijë me Cimën. Kur u rritëm e nuk ishim më fëmijë e morëm vesh se quhej Rasim Thaçi. Gëzimin dhe humorin e tij e shtonte kudo duke e ndarë me të tjerët. Neve tash na duhet ta zvogëlojmë dhembjen e pikëllimin për të duke e ndarë atë me njëri-tjetrin”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ja postimi i tij:
Së bashku me ushtruesin e detyrës së Presidentit dhe Kryetarin e Kuvendit, z. Glauk Konjufca, dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, bëmë homazhe në nderim të artistit Rasim Thaçi - Cima. Në librin e përkujtimit shënova:
Jemi rritur si fëmijë me Cimën. Kur u rritëm e nuk ishim më fëmijë e morëm vesh se quhej Rasim Thaçi. Gëzimin dhe humorin e tij e shtonte kudo duke e ndarë me të tjerët. Neve tash na duhet ta zvogëlojmë dhembjen e pikëllimin për të duke e ndarë atë me njëri tjetrin.
Vdekja e tij është e pabesueshme, përveçse e parakohshme.
Me nderime dhe mall,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës
27 mars 2021