Një pacient që ka qenë në rehabilitim në Qendren Integruese në Shtime, ka ikur mëngjesin e së premtes dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.
Infermieri i qendrës ka lajmëruar policinë për zhdukjen e pacientit, derisa kjo e fundit po e kërkon atë.
'Policia njofton se në Shtime me 26 mars 2021 rreth orës 08:30, ankuesi mashkull kosovar, infermier i Qendrës Integruese, ka raportuar se pacienti i tyre mashkull kosovar, është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer më'.
Rasti nën hetime si person i zhdukur.