Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci u raportua se kinse ka thënë se rezultati i arritur në zgjedhje do të ishte i njëjtë edhe pa Vjosa Osmanin.
Për të këtë deklaratë ka reaguar Bogujevci, përmes një postimi në Facebook.
Ajo ka thënë se kjo deklaratë e saj është ajo çfarë ka deklaruar.
Sipas Bogujevcit, po bëhet një fushatë e vrazhdë ndaj Osmanit.
“Kjo nuk është e vërtetë, e nuk ka të bëjë as me interpretimin e asaj që unë kam thënë. Kjo është thjeshtë një fushatë e vrazhdë që po vazhdon t’i bëhet znj. Osmanit”, ka shkruar ai në Facebook..
Postimi i plotë:
Thonë që këpucët që nuk të bien tamam të lëndojnë më së shumti. Nuk ndihem e lënduar, por ndjej detyrën publike t’iu përgjigjem disa personave të papërgjegjshëm që shpifin dhe trillojnë.
Nga intervista ime mbrëmë̈ në emisionin Infomagazine, disa portale paskan nxjerrë tituj e lajme që kinse unë paskam thënë së ne do t’i fitonim zgjedhjet edhe pa Vjosa Osmanin. Kjo nuk është e vërtetë, e nuk ka të bëjë as me interpretimin e asaj që unë kam thënë. Kjo është thjeshtë një fushatë e vrazhdë që po vazhdon t’i bëhet znj. Osmanit.
Ne mund të themi çfarë të duam, por asgjë nuk mund të shkoj përtej fjalës së popullit. E sa i përket znj. Osmani, populli tashme ka folur dhe atë bindshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Unë kam admiruar rezistencën dhe luftën e znj. Osmani ndaj kundërshtareve te tille. Konsistenca e saj ndaj bindjeve dhe përpjekjes për drejtësi është shembull për gratë dhe burrat e këtij vendi.
Ky është qëndrimi që unë kam për znj. Vjosa Osmani.