Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Saubih Mehmeti, e ka uruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, për formimin e institucioneve qeverisëse dhe zgjedhjen e tij në detyrën e Kryeministrit të Kosovës.
Mehmeti ka thënë se presin intensifikim të bashkëpunimit institucional dhe qasje serioze ndaj çështjes së shqiptarëve në Malin e Zi.
“Ashtu sikur qytetarët e Kosovës, të cilët presin shumë nga kjo qeveri në përgjithësi, e sidomos nga Ju në veçanti, poashtu edhe ne, shqiptarët në Mal të Zi, presim intensifikim të bashkëpunimit institucional, qasje më serioze ndaj politikës diskriminuese kundër shqiptarëve sot në Malin e Zi”.
“Rruga e një kryeministri të Kosovës për Podgoricë duhet të kalojë patjetër nga Ulqini, Tuzi, Plava, Gucia e Rozhaja”, e ka përmbyllur letër urimin kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.